Celebrities Gossip Showbiz

Kida zbulon portretin e partnerit të saj!

Këngëtarja Kida ka zbuluar një lajm të bukur në fund të vitit 2024, duke na ndarë me ndjekësit e saj një propozim për martesë. Ajo ka treguar se ka pranuar unazën dhe duket se 2025 do të sjellë edhe më shumë surpriza për të.

Në postimin e saj më 31 dhjetor, Kida ka shpërndarë disa foto shumë të bukura të fejesës, duke na prezantuar me portretin e të fejuarit të saj, të quajtur Ajbi.

Po e mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza, përfshirë albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithmonë juaja, Kida

– shkruan ajo në Instagram, duke shfaqur entuziazmin dhe falënderimet për mbështetje nga fansat.

Kida premton që vitin e ardhshëm do të ketë më shumë të reja, ndërsa këtë fundvit ka zgjedhur ta festojë me një moment të paharrueshëm në jetën e saj personale.