Celebrities Gossip Showbiz

Kida merr propozimin më romantik për martesë në ditëlindjen e saj!

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur më mirë me emrin Kida, ka festuar ditëlindjen e saj në një mënyrë të paharrueshme, falë një propozimi martese nga partneri i saj. I cili, deri tani, ka mbajtur një profil të ulët për sa i përket jetës private.

Dhurata më e bukur për Kidën ka ardhur në formën e një propozimi romantik, të realizuar me drita ngjyra të ndryshme që ndriçonin qiellin. Në një moment plot emocion, partneri i saj e surprizoi me një urim për ditëlindjen dhe një pyetje që i dha fund mundësive të tjera:

Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?

Në një postim të ngrohtë, Kida u shpreh e emocionuar dhe e lumtur për këtë moment të veçantë, duke iu përgjigjur me “Po”. Ajo shkruajti:

Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua

– duke reflektuar emocionet e saj të thella dhe dashurinë që ndjen për partnerin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Ky propozim ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat e Kidës kanë shprehur urimet dhe emocionet e tyre për çiftin.