Kur u bë publike se Kim Kardashian do të ishte pjesë e sezonit të fundit të serialit të njohur “American Horror Story”, interneti shpërtheu nga reagimet. Nga entuziazëm deri te skepticizmi, lajmi u kthye menjëherë në temë kryesore në Twitter dhe TikTok.
E njohur më shumë për reality show-n dhe bizneset e saj të suksesshme në fushën e bukurisë dhe modës, Kim nuk ka qenë pjesë e projekteve të mëdha të aktrimit më parë. Por regjisori i serialit, Ryan Murphy, u shpreh se:
Kim ka një prezencë dhe një intensitet që e bën perfekte për këtë rol. Ajo i është përkushtuar skenarit me seriozitet dhe profesionalizëm.

Sipas burimeve, Kim do të luajë një personazh misterioz me rol kyç në zhvillimin e ngjarjes. Fansat janë ndarë në dy kampe: njëra pjesë mezi pret të shohë transformimin e saj, ndërsa pjesa tjetër është skeptike për aftësitë e saj aktoriale. Vetë Kim u shpreh në një intervistë për “Variety” se e shikon këtë si një sfidë personale dhe artistike:
Kam dashur gjithmonë të dal nga zona e komfortit. Kjo është një mundësi për të treguar një anë tjetër timen që publiku nuk e njeh.
Pavarësisht dyshimeve, suksesi i sezonit 12 ku ajo mori pjesë si fillim ishte shumë i suksesshëm, ndaj sezoni 13 pritet të jetë i madh, thjesht për faktin se përfshin një figurë kaq të famshme dhe polarizuese. Me këtë lëvizje, Kim Kardashian jo vetëm që futet në një dimension të ri të karrierës së saj, por tregon se është gjithmonë një hap përpara kur vjen puna për të qëndruar në qendër të vëmendjes.