Gossip Showbiz

Kim Kardashian dëshmon në gjyq: “Isha e sigurt se do të më përdhunonin dhe…”

Kim Kardashian ka dëshmuar sot në gjyqin kundër dhjetë personave të akuzuar për grabitjen e armatosur prej 10 milionë dollarësh që ndodhi në tetor të vitit 2016 në Paris.

Ajo rrëfeu në detaje momentet dramatike që përjetoi gjatë natës kur iu sulmua dhoma e hotelit luksoz ku po qëndronte për Javën e Modës.

Në sallën e gjyqit, Kardashian tregoi se ishte e bindur se do të përdhunohej dhe më pas do të vritej.

Rroba që kisha u hap, gjithçka u zbulua. Ai më tërhoqi drejt vetes dhe unë thashë një lutje. Më pas njëri prej tyre më drejtoi armën. Isha e sigurt se do të më qëllonin

Ajo kujtoi gjithashtu se si i ishte lutur një personi tjetër të pranishëm, i cili ishte gjithashtu i lidhur, që t’u përkthente grabitësve lutjen e saj:

Kam fëmijë, duhet të shkoj në shtëpi.

Kim rrëfeu se nuk e kuptoi menjëherë që po grabitej.

Në ato momente isha në shok. Kudo po ndodhnin sulme terroriste dhe nuk e kuptova menjëherë se ishin aty për bizhuteritë e mia.

Grabitësit kishin kërkuar posaçërisht unazën e fejesës, me vlerë 4 milionë dollarë, dhuratë nga ish-bashkëshorti Kanye West.

Ajo tregoi se ishte hedhur në shtrat dhe më pas në dyshemenë e banjës, ndërsa grabitësit u larguan me bizhuteritë e saj. Pasi nuk dëgjoi më zhurma, ajo u përpoq të çlirohej dhe telefonoi nënën e saj.

Unë dhe Simone po mendonim një plan – nëse kthehen, ndoshta duhet të hidhemi nga dritarja

Grabitja ndodhi në Hôtel de Pourtalès në Paris dhe përveç traumës emocionale, Kim humbi sende me vlerë të madhe materiale. Sot, ajo kërkon drejtësi për atë natë që e përshkroi si më të frikshmen e jetës së saj.