Ylli i “Keeping up with the Kardashians” zbuloi lajmin se ajo dhe bashkëshorti Kanye West do të bëhen prindër për herë të 4-t mbrëmjen e vitit të ri kur ajo ishte në gjendje të dehur.
Edhe pse ky lajm u zbulua pa dashur, 37-vjeçarja e ka konfirmuar sërish për të gjithë skeptikët. Çifti i famshëm do të bëhen prindër të një djali i cili pritet të vijë në jetë shumë shpejt.
Edhe këtë herë fëmija është i mbartur në mënyrë surrogate nga një nënë e panjohur për publikun pasi Kim, që pas lindjes së saj të dytë e ka të pamundur të ngelë shtatzënë.
Lajmin se do të bëhet sërish nënë ajo e ka konfirmuar gjatë intervistës së saj në “Watch What Happens” por nuk ka dashur të bëjë publike emrin e vogëlushit.