Showbiz

Kim Kardashian publikon foton e parë të djalit si dhe emrin e tij

Pak ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë prindër për herë të 4-t të një djali.

Nëna surrogate e cila ka mbartur fëmijën i dha jetë vogëlushit që quhet Psalm. Pak para lindjes së tij Kim Kardashian festoi nëpërmjet një ‘baby shower’ ku ishin të pranishëm shumë personazhe të famshëm.

Pak orë më parë ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka publikuar foton e parë të Psalm i cili gjendet i shtrirë në shtratin e tij të vogël.

Mësohet se emri i djalit ka origjinë hebreje dhe do të thotë ‘këngë’.