Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian nuk i ka lënë vend imagjinatës me postimet e fundit në rrjetet sociale. Teksa ka promovuar koleksionin e parfumeve të “Essential Nudes” ajo është zhveshur pothuajse e tëra. Ndër të tjera krahas fotove super seksi dhe provokuese, bukuroshja ka shkruar:
Prezantimi i @kkwfragrance. Doja të krijoja një koleksion që isha unë. Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë koleksion, nga shishet e lëmuara nudo e deri tek çdo aromë unike. Të katër aromërat janë të harlisura dhe femërore, por shumë të veçanta dhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Jam shumë e emocionuar që të gjithë të përjetojnë këto aromëra të reja!
https://www.instagram.com/p/CS9otvflb1p/
Ndërkaq, sipas një burimi të afërt me Kim Kardashian, “tensioni është ulur” midis saj dhe Kanye West, duke i lejuar ata të mbeten “miq të mirë” dhe të bashkë-prindërojnë për të mirën e katër fëmijëve të tyre.
Kim Kardashian dhe Kanye West ishin padyshim mishërimi i bashkë-prindërimit të përsosur deri ditën kur ata dolën së bashku pranë plazhit në Malibu. Takimi i tyre erdhi vetëm gjashtë muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj prej gjashtë vitesh.
Rikujtojmë, se Kim disa ditë më parë ka zbuluar se ajo e ka vuajtur shumë periudhën e shtatëzënisë së parë, kur interneti dhe mediat e krahasonin me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Bëhet fjalë për vitin 2013, kur Kim ishte duke pritur fëmijën e saj të parë, vajzën North, ndërsa Kate priste Princin George.
Gjatë një paraqitjeje në podcastin “We Are Supported By” me drejtuesit Kristen Bell dhe Monica Padman, ajo kujtoi se kishte parë artikuj të lajmeve që e krahasonin atë me një balenë dhe tha se media e “brutalizoi” atë. Kim tha se për këtë shkak nuk i pëlqente të ishte shtatzënë dhe kritikoi trajtimin e mediave ndaj saj.