Krahu i djathtë i liderit koreano-verior, Kim Jong-un, ndodhet në Nju Jork ku pati një darke pune me Sekretarin Amerikan të Shtetit. Gjenerali Kim Yong Chol do të takohet sërish me Mike Pompeo-n. Në fokus, përgatitjet rreth takimit mes Donald Trump-it e Kim Jong-un/it, i planifikuar të zhvillohet në Singapor, më 12 Qershor.