Kina njofton një buletin për koronavirusin me minimumin e ri absolut: vetëm tetë raste të reja dhe 7 vdekje, që e çojnë në 3 mijë e 176 numrin e viktimave në territorin kinez. Komisioni i Shëndetit raportoi se 6 vdekje i përkasin provincës Hubei, epiqendra e pandemisë dhe një në Shandong. Një zëdhënës i Komisionit tha se “Rastet e reja po zvogëlohen dhe e gjithë situata mbetet në nivele shumë të ulëta”.