“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
Boy Erased
Jared Eamons, djali i një pastori baptist të një qyteti të vogël, duhet të kapërcejë pasojat pasi i ka treguar prindërve të tij që është homoseksual. Babai dhe nëna e tij përpiqen të pajtojnë dashurinë e tyre për të birin me bindjet e tyre. Nga frika e humbjes së familjes, miqve dhe komunitetit, Jared detyrohet të ndjekë një program terapie konvertimi. Ndërsa është atje, Jared bie në konflikt me udhëheqësin e tij dhe fillon udhëtimin e tij drejt gjetjes së zërit të tij dhe pranimit të vetvetes së vërtetë.