Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Pandi Siku!

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmi për vdekjen e aktorit  është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

Pandi Siku lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore, sot Teatri Kombëtar, duke interprtuar mjaft role, kryesisht role të dyta. Aktiviteti i tij  shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër deputimin e bëri  ne dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në “Furrnalta” (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zotërinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën” ; Rexhepi në “Besa”; Pjesëtar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj.

Pas vitit 2001 u shkëput nga teatri dhe prej disa vitesh është larguar në emigracion në SHBA ku jeton me familjen e ku herë pas here merret edhe me teatër. Në film debutimin e ka që kur ishte student në vitin 1971 në moshën 22 vjeç, tek “Kur zbardhi një ditë”; Në vitin 1973 do të jetë në rolin e protagonistit tek “Brazdat” me Ademin rol i cili do ta bënte të njohur tek spektatori. Filmi i fundit është në vitin 1999 tek “Fletë të bardha”.