Botë e Çuditshme

Kjo mace fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA…

Shumë pronarë kafshësh kanë krijuar profile në rrjetet sociale për kafshët e tyre dhe kanë filluar të fitojnë para në këtë mënyrë. Përdoruesja e TikTok @princessshoneibellek, e cila publikon përmbajtje për macen e saj, ndau në një video shumën totale të parave të fituara gjatë çdo muaji të vitit 2023.

https://www.tiktok.com/@princesshoneybellex/video/7185401356394433797?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7320327780195993094

Doli se është më shumë se paga mesatare vjetore në Amerikë, e cila sipas Forbes është pak më shumë se 59 mijë dollarë  pra rreth 53 mijë euro. Shuma totale e parave që fitoi kjo influencuese ishte rreth 74 mijë dollarë pa përfshirë taksat dhe shpenzimet. Në vitin 2022 ka fituar rreth 62 mijë dollarë.Vetëm në TikTok, macja e saj ka më shumë se 320 mijë ndjekës dhe 258 mijë të tjerë në Instagram. Përveç kësaj, influencuesja shet edhe përparëse kuzhine.