Aktualitet

Klement Balili vetdorëzohet në Polici

Klement Balili vetdorëzohet në Polici. Lajmi konfirmohet nga avokati i tij, Baftjar Rusi, ndërsa mësohet se në këto momente, Balili gjendet në mjediset e Policisë së Shtetit, i shoqëruar nga avokati tjetër Theodhori Sollaku. Vetdorëzimi në Polici i Klement Balilit pason zhvillimet e mësuara dje se Greqia iu përgjigj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të sjellë provat e reja për njerin e cilësuar si Eskobari i Ballkanit. Deri tani, kishin dështuar 14 aksione për ta arrestuar të shumë kërkuarin për trafik ndërkombëtar droge. Në 2018-ën, 3 herë u shtynë hetimet në pritje të përgjigjes për letër-porosinë nga shteti grek.