Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë publikoi rezultatet e anketimit për klimën e biznesit në Shqipëri. Rreth dy të tretat e të anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri. Ky rezultat tregon një përmirësim krahasuar me vitin e mëparshëm, me përjashtim të barrës tatimore, e cila vlerësohet e përkeqësuar.