Aktualitet

Klosi takon prodhuesit e plastikës: Nuk do të ketë asnjë tolerim!

Ministri Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese me prodhuesit dhe ricikluesit e plastikës në vend për zbatimin e ligjit për përdorimin e materialeve miqësore me ambjentin. Duke garantuar konsultime me grupet e interesit, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit paralajmëroi të gjithë subjektet se nuk do të negociojë për kundravajtjet ligjore. Ligji për ndalimin e qeseve plastike është në proces hartimi, për saktësimin e zbatimit të tij.