Këshilli i Lartë i Prokurorisë mori në shyrtim 28 kandidaturat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, të njohur ndryshe si SPAK e që do të hetojë zyrtarë të lartë. Prokurorët të cilët kalojnë Vetting-un, automatikisht bëhen pjesë e saj. Deri tani janë konfirmuar Donika Prela, Vate Staka, Dritan Prençi e Arben Kraja. Ndërkaq, nga lista e kandidatëve u skualifikuan Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha e Irena Nino, pasi nuk janë pjesë e sistemit të Prokurorisë.