Kontrolli i Lartë i Shtetit depozitoi indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për Shoqërinë “Hekurudha Shqiptare”. Kjo pas shkeljeve të konstatura gjatë auditimit të kryer nga 1 nëntori i vitit 2014 deri në 31 dhjetor të 2017. Një nga shkeljet e konstatuara gjatë veprimtarisë 3 vjeçare të hekurudhës është ndryshimi i destinacionit të fondit 1.2 miliard lekë i akorduar si subvencion për transportin e udhëtarëve.