NATO reagoi pas komenteve të Donald Trumpit dhe hijeve të dyshimit që ngriti ai mbi nevojën e mbrojtjes së Malit të Zi, qytetarët e të cilit shefi i Shtëpisë së Bardhë i përshkroi si “shumë agresivë”. Traktati që ne kemi firmosur, tha një zyrtar i lartë i aleancës për agjencinë e lajmeve DPA, është i pakushtëzuar dhe nuk e luan as topi, duke rikonfirmuar kështu moton “sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve”.