Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur për të shqyrtuar ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e Vetting-ut për anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila u dorëhoq nga detyra. Fana nuk është e pranishme në seancë. Ndërkaq, pas dy ditësh, Kolegji gjykon në Dhomë Këshillimi, ankimimin e Besa Nikëhasanit. Prokurorja e Shkodrës kërkon rrëzimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi nga detyra në kuadër të Vetting-ut. Vendimi për Fanën pritet në orën 13:00.