Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Astrit Faqolli. Komisionieri publik i kërkon Kolegjit të Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit. Sipas Komisionerit, konfirmimi në detyrë është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave të administruara.