Aktualitet

Komisioni i Edukimit, debate Vokshi-Nikolla

Komisioni Kuvendor i Edukimit u përfshi sot nga debate të ashpra. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është thirrur në një dëgjesë, lidhur me projektligjin “Për Arsimin Parauniversitar”. Që në nisje të mbledhjes, kryetarja demokrate e Komisionit, Albana Vokshi e pyeti Nikollën nëse ndihej e turpëruar që sipas saj, mijëra fëmijë nuk morën dëftesat në kohë dhe u mashtruan. Ministrja tha se do t’i drejtohet Prokurorisë, për çka i cilësoi “shpifje” ndaj saj.