Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi sot dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu në Parlament për shqyrtim ligjin mbi tatimin për të ardhurat. Zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi thotë se institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim. Kryetari i këtij komisioni Erjon Braçe tha se pretendimet e kreut të Shtetit se është ulur norma e tatimit mbi lojërat e fatit është i pavërtetë.