Takimi mes Donald Trump-it dhe Kim Jong-un/it do të zhvillohet më 12 Qershor, në Singapor. Pas shumë pikëpyetjeve e tensioneve, konfirmimi erdhi nga Presidenti Amerikan, i cili priti në Shtëpinë e Bardhë një delegacion nga Koreja e Veriut, i kryesuar nga Kim Yong Chol. Gjenerali është krahu i djathtë i liderit komunist. Takimi zgjati dy orë.