Aktualitet

Konflikt në Kamëz, 1 person i dëmtuar!

Konflikt me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, një person i dëmtuar në rrugën “OSBE”. Policia mori njoftim lidhur me përplasjen e shkoi drejt vendit të ngjarjes për verifikimet përkatëse. Dyshohet se përplasja ndodhi për motive të dobëta. I dëmtuari i moshës 38 vjeç u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje, u gjet dhe sekuestrua një gëzhojë. Ndërkaq, po punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Kamëz/Informacion paraprak:

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R.V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.