Aktualitet

Konflikti për motive të dobëta në Durrës, arrestohen 5 persona

Në Durrës, 5 persona u arrestuan në flagrancë dhe tre u shpallën në kërkim për ngjarjen e mbrëmshme në lagjen nr.13 në zonën e Plazhit, me një viktimë e dy të plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit.  Pas një konflikti për motive  të dobëta, një 39-vjeçar ndërroi jetë në spital. Në pranga ranë dy 20-vjeçarë e një shtetas 23-vjeç “Për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim”, si dhe dy të rinj të tjerë të moshave 24 e 25-vjeç “Për moskallëzim krimi”. Të lënduar mbetën një 19 e një 23-vjeçar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Durrësit.