E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Uendi Shaqiri, një prej konkurrenteve të “Yjet Shqiptarë të Diasporës”. Ajo ka treguar emocionet e saj para gjysmëfinales, si dhe pritshmëritë që ka…
Si po shkon organizimi i gjysmëfinales? A ke emocione?
Emocione normal që kam. Shpresoj që në skenë do të arrij t’i kontrolloj dhe t’i tregoj të tjerëve talentin tim. Jam duke punuar shumë që të dal sa më mirë. Shpresoj që të shkojë mirë. Mezi pres që të jem aty.
Do të mbetesh në të njëjtin stil për të performuar?
Kam ndërruar stilin.
Si të duket juria? Kush mendon se do të jetë më i rreptë?
Janë të gjithë artistë. Nuk është se kam frikë, por shpresoj që të kenë një mendim të mirë për mua kur të performoj.
Mbiemri yt është i njëjtë me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin. Keni lidhje bashkë?
Jo, është rastësi.