Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar serb!

Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit.

Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, Rashiç u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë, abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe. Rashiç është nënkryetari i pestë i Kuvendit.

Po ashtu, deklaroi të mbyllur seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, 8 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.