Në mesditë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet në seancë plenare, ndërsa Partia Demokratike pritet të vendosë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse do të marrë pjesë në punime.
Në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025 dhe shqyrtimi i disa projektligjeve e projektrezolutave për institucionet e pavarura.
Deputetët do të diskutojnë projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”, si dhe do të shqyrtojnë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve si Avokati i Popullit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë për 2025-ën.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.7.2026.
Njoftime.
Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.
Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.