Health & Beauty

Konsumimi i kafes shkakton probleme me shëndetin e zemrës dhe diabetin?

Sipas një studimi të ri të realizuar nga studiues australianë dhe të publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më shumë kafeve në ditë mund të ketë efekte negative në shëndetin e mëlçisë dhe të rrisë ndjeshëm akumulimin e yndyrës në bark.

Ekspertët nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Australisë Perëndimore theksojnë se ky nivel i lartë i konsumit të kafesë mund të rrisë gjithashtu rrezikun e problemeve shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët analizuan substanca të pranishme në kafe, si acidi klorogjenik (CGA), i cili ka veti mbrojtëse kundër sëmundjeve si diabeti dhe hipertensioni.

Megjithatë, eksperimentet e kryera në minj treguan se konsumimi i sasive të mëdha të kafesë, përfshirë kafenë pa kafeinë, shkaktoi dëmtime në funksionin e mëlçisë. Kjo tregon se konsumi i tepruar i kafesë mund të ketë ndikime negative në shëndetin e mëlçisë dhe të rrisë riskun e sëmundjeve të tjera shëndetësore.