E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rigelda Totraj, fituesja e edicionit të gjashtë të “She’s On Top”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën në këtë program, përjetimet pasi doli fituese, por dhe hapat e saj të ardhshëm…
Rigelda është diskutuar shumë për ngjashmërinë e madhe që ka me modelen e njohur Adrola Dushi. E pyetur nëse ka ndonjë lidhje të afërt me të, Rigelda u shpreh:
Ronaldo: Je e sigurt që nuk e ke kushërirë Adrola Dushin?
Rigelda: Shumë e sigurt.
Ronaldo: Nuk keni asnjë lidhje farefisnore?
Rigelda: Asnjë lidhje.
Ronaldo: Ju jeni nga i njëjti fshat?
Rigelda: Po, me origjinë jemi nga i njëjti fshat në Mirditë, në Malaj.
Ronaldo: Jeni njohir më parë?
Rigelda: Adrola ka qenë moderatore në një koncert, unë kam qenë shumë e vogël. Aty ka qenë hera e parë dhe e fundit që jemi takuar.