Brexit, Ballkani Perëndimor, zhvillimi, infrastruktura, siguria dhe një ndikim i fortë në një shkallë globale do të jenë përparësi të Presidencës së Bashkimit Europian, të cilin Kroacia pritet ta marrë më 1 Janar 2020. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se Zagrebi do të përpiqet për një rritje më të ekuilibruar brenda Unionit, për të zvogëluar dallimet mes lindjes e perëndimit të kontinentit.