Peniani i konfirmon Moskës, angazhimin për Denukelarizimin e Gadishullit Korean. Qëndrimin e riktheksoi lideri koreano-verior Kim Jong-un, i cili priti kryediplomatin rus, Sergei Lavrov. Por, nënvizoi se “Ky proces duhet të zhvillohet në disa faza”. Gjithashtu, udhëheqësi komunist tha se “Shpreson në përfundimin e konfliktit me Shtetet e Bashkuara”. Këtij qëllimi pritet t’i shërbejë dhe takimi i planifikuar mes tij e presidentit Donald Trump, më 12 Qershor, në Singapor.