Aktualitet

Koronavirus/Strategjitë ekonomike për të përballuar krizën në botë

Shtetet e Bashkuara ulën normat e interesit në pothuajse zero dhe lançuan një program stimulues, në vlerë 700 miliardë dollarë, në përpjekje për të mbrojtur ekonominë nga efektet e koronavirusit. Veprimi është pjesë e masave të ko’ordinuara, të ndërmarra dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Japoni, Eurozonë, Kanada e Zvicër. Ndërkaq, qeveria gjermane premtoi 500 miliardë euro për të mbrojtur kompanitë nga ndikimi i thellë i COVID-19 në ekonomi. Siç dihet, tregjet e aksioneve po bien ndjeshëm nga frika se paraliza ekonomike do të shkatërrojë fitimet e ko’orporatave dhe pritet të nxisë recesion global. Përgjigja ekonomike ndaj koronavirusit është sot në fokus të mbledhjes së Eurogrupit përmes një videokonference.