Sipas të dhënave më të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”, deri tani janë 135 mijë e 232 persona të infektuar me COVID-19 në 119 vende. 4 mijë e 981 kanë humbur jetën e 69 mijë e 645 rezultojnë të shëruar. Kryeson Kina me 80 mijë e 942 raste, e ndjekur nga Italia me 15 mijë e 113 e Irani me 10 mijë e 75. Në Kinë numërohen 3 mijë e 62 viktima, 7 prej tyre në 24 orët e fundit. Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Kosova e Mali i Zi nuk kanë raportuar raste.