Bota

Koronavirusi/Gjermania mbyll shkollat deri më 16 mars

Në Bavari të Gjermanisë u vendos mbyllja e shkollave nga data 16 Mars deri më 6 Prill. Masa synon kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Në Britaninë e Madhe, ish-Ministri i Shëndetësisë, Jeremy Hunt e cilësoi “shqetësues” vendimin e qeverisë për të mos anuluar veprimtaritë publike. Kina ku prej të paktën tre muajsh e pati pikënisjen pandemia vazhdon të shënojë rezultate pozitive. Orët e fundit u shënuan vetëm 8 raste të reja me COVID-19.