Parashikime pesimiste vijnë nga Këshilli Botëror i Turizmit për këtë sektor ku rrezikohen 50 milionë vende pune, nga shpërthimi i koronavirusit. Qeveria e Nepalit njoftoi pezullimin e vizave turistike deri më 30 Prill e nuk do të lejohen ngjitjet në majën e malit Everest nga 14 marsi e deri në fund të muajit të ardhshëm.