Aktualitet Rajoni

Kosovë, ankesa për fshirjen me lehtësi të ngjyrës shënjuese të gishtërinjve pas votimit!

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ngre shqetësime se shënjimi i gishtërinjve me ngjyrë matrikuluese po fshihet lehtësisht pas votimit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, vuri në dukje se diçka e tillë, rrit rrezikun për votim të dyfishtë. Krasniqi u shpreh:

Ky përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë shqetësim të ngritur. Ndërkaq, Krasniqi shprehu vërejtje edhe për vendin e votimit, duke konstatuar se është më i ulët e shtoi se “kjo që rrit rrezikun e cënimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”.

Tri vëzhgime nga procesi i votimit:

1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.

2. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.

3. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike.