Opozita në Kosovë dorëzoi kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me 4 shtator. Lajmin e konfirmoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti. Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta e cila ia ndalon Presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Hoti thotë se pro saj ka gatitshmëri të votohet prej më shumë se 80 deputetëve.