Gossip Showbiz

Justin Bieber është babai biologjik i djalit të Kourtney Kardashian, Reign? Reagon vogëlushi!

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar prej kohësh se Justin Bieber mund të jetë babai i tij biologjik.

Gjatë një videoje live në Instagram, një ndjekës e pyeti Reignin lidhur me këto spekulime, por ai e mohoi menjëherë këtë teori. Disick është shprehur se:

Jo, ai nuk është. Vëlla, të betohem, Justin Bieber nuk është babai im… Scotty… Scotty… Scotty është babai im.

Reigni shtoi gjithashtu se moshat e ndryshme mes Justin Bieber dhe nënës së tij në atë kohë e bëjnë të pamundur këtë teori, duke përmendur se Bieber ishte vetëm 16 vjeç kur ai ka lindur. Ai vijoi duke zbuluar se:

Nuk mendoj se mamaja ime do ta bënte këtë

Me këtë deklaratë, Reign i ka dhënë fund një herë e mirë spekulimeve dhe ka konfirmuar publikisht se Scott Disick është babai i tij biologjik.