Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, është kthyer në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. Teksa ishte në studio me Ardit Çunin dhe po diskutonin për fëmijërinë e tyre, Kozeta zbuloi se ajo e kishte mësuar tastierën e kompjuterit në një mënyrë të pazakontë.
Unë e kam mësuar tastierën e kompjuterit me dhjetë gishtërinj me fotografinë e tastierës me letër domethënë të printuar në A3. Unë akoma dhe më dramë.