Aktualitet

KPA cakton trupën gjykuese për çështjen e Luan Kaloçit

Caktohet trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokurorin e Apelit të Tiranës Luan Kaloçi. Trupi gjykues do të kryesohet nga Rezarta Schuetz, relatore e çështjes është përzgjedhur Natasha Mulaj, ndërsa anëtar Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Luan Daci. Kaloci u shkarkua nga detyra në 5 korrik pasi nuk arriti të justifikojë  pasurinë.