Aktualitet

KPA-ja konfirmon vendimin e KPK-së për gjyqtaren Mirela Fana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA lë në fuqi pushimin e Vetting-ut për anëtaren e dorëhequr të Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. KPA-ja u mblodh sot për të shqyrtuar ankimimin e  Komisionerit Publik që i kërkoi të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja e ndërpreu Vetting-un për gjyqtaren që zgjodhi të largohej nga sistemi i Drejtësisë. Fana dhe përfaqësuesi i saj ligjor, nuk ishin të pranishëm në seancë. Rasti i saj është i ngjashëm me të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Edhe për të, Komisioneri Publik kërkoi që Llalla t’i nënshtrohet Vetting-ut, ndonëse hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit.