Shkarkohet Prokurori i Apelit Durrës, Bujar Hoti. Kjo u vendos sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Seanca e Vetting-ut për Hotin u zhvillua 4 ditë më parë dhe ishte e para për KPK-në pas pushimeve të verës. Prokurori iu nënshtrua me përparësi procesit të rivlerësimit për shkak se kandidonte për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga hetimi administrativ doli se Hoti nuk ka të ardhura të ligjshme për të justifikuar pasuritë e deklaruara.