Greta është surprizuar këtë mbrëmje nga babai i saj.
Ky i fundit i ka dërguar një letër duke i shprehur dashurinë dhe vlerësimin, si dhe krenarinë për rrugën e saj në Big Brother. Greta është emocionuar dhe përlotur, teksa tha se ai është babai më i mirë në botë.
Ishte vetë banorja e cila mori letrën te posta që ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP dhe ia dorëzoi Selin që ta lexonte.