Gossip Showbiz

Selin habit me rrëfimin për Gimbon: “E ndjeva që ditën e parë…”

Selin dhe Gimbo kanë kaluar një mbrëmje ndryshe nga të tjerat, larg banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Me kërkesë të Gimbos, Vëllai i Madh u dha mundësinë që të darkonin vetëm në dhomën e surprizave, në një takim që nuk ishte thjesht romantik, por edhe sqarues.

Atmosfera intime duket se hapi rrugën për një bisedë të shumëpritur mbi ndjenjat dhe raportin mes tyre.

Selin vendosi të flasë hapur, duke pranuar se që në ditët e para kishte ndjerë diçka të veçantë.

Jam ndjerë mirë që i kam konfirmuar vetes një mendim që e kisha për ty. Kur erdhe ditën e parë, pavarësisht gjithë dramës që ‘Dj Gimbo’ më ktheu kurrizin, nuk e di pse kisha bindjen që me ty do kisha kimi. Nuk mendoja se do lindte diçka, por isha e sigurt që do shkonim mirë bashkë

-u shpreh ajo.

Selin tregoi edhe një moment që e kishte bërë të reflektonte më thellë:

Një nga ditët e para, kur po rregulloje dollapin dhe u zhduke për një kohë të gjatë, nuk e di pse u merakosa për një njeri që sapo e kisha njohur. Aty i thashë vetes: nëse ka diçka për të ndodhur, brenda kornizave të mia, do ta lë veten të lirë.

Darkë, ndjenja të pathëna dhe një kimi që duket se po merr formë, a po lind një romancë e re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?