Tech

Krijohet një orë dore nga rëra e shkretëtirës!

Marka belge e orëve Ressence ka zbuluar një model të ri që duket futuristik, por megjithatë ka diçka të lashtë në të. Orët e tyre janë të njohura për pamjen e tyre futuriste pa akrepa dhe kurorën klasike, me numëratorë orbital që rrëshqasin nën një kristal safiri në formë kupole, që të kujton një anije kozmike minimaliste. Por modeli më i fundit, i prodhuar në edicion të kufizuar, paraqet një motiv që evokon kohërat e lashta.

Type 9 S75 është rezultat i një bashkëpunimi me shitësin me pakicë të orëve Ahmed Seddiqi & Sons me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të festuar 75-vjetorin e tyre. Nuk është frymëzuar vetëm nga shkretëtira është bërë fjalë për fjalë prej saj. Çdo numërator përmban rërë të vërtetë, Benoit Mintiens, themeluesi i Ressence dhe Mohammed Abdulmagied Sediki i Ahmed Seddiqi & Sons mblodhën kokrriza nga të shtatë emiratet. Rëra është e lidhur me disqet e titanit të orës dhe kokrrizat shkëlqejnë me çdo lëvizje.

Kjo është ora e katërt që krijohet në bashkëpunim midis Ressence dhe Seddiqi. Modelet e mëparshme kanë paraqitur motive arabe, mozaikë që shkëlqejnë në errësirë ​​dhe gravura të frymëzuara nga modelet tradicionale islame. Type 9 S75 prodhohet vetëm në 20 copë dhe çmimi është 20,300 euro. Pa dyshim, është një nga orët më të veçanta të vitit e thjeshtë, por krejtësisht e ndryshme.