Gossip Showbiz

Kris Jenner habit me pamjen rinore në Paris – zbulohet kirurgu që qëndron pas transformimit!

Pamja e Kris Jenner në festën luksoze të Lauren Sánchez në Paris bëri bujë të madhe në rrjetet sociale. 69-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fytyrën e saj të tendosur dhe dukshëm më rinore, duke ngritur pyetje të shumta mbi sekretin e këtij transformimi mbresëlënës.

Pas shumë spekulimesh, media amerikane ka zbuluar se pas kësaj metamorfoze qëndron kirurgu i njohur estetik, Dr. Steven Levine, me bazë në New York.

I diplomuar në NYU Medical School, Dr. Levine është një nga më të kërkuarit në botën e famshme të Hollywood-it për qasjen e tij natyrale dhe precize ndaj ndërhyrjeve estetike.

Në klinikën e tij private, ai ofron një sërë procedurash për rinovim të fytyrës, përfshirë lifting të plotë apo të pjesshëm, blefaroplastikë (heqje e rrudhave dhe qeseve rreth syve), trajtime me fillers dhe peeling kimik.

Çdo ndërhyrje realizohet me përkushtim maksimal, duke ruajtur shprehjet dhe karakterin individual të pacientëve.

Vetë Kris Jenner e ka përshkruar përkujdesjen estetike si pjesë të rutinës së saj të përditshme, përmes Botox-it, masazheve dhe trajtimeve rinovuese.

Më pëlqen të ndihem mirë me veten çdo ditë

Ndërsa pamja e saj në Paris u komentua gjerësisht si një sukses estetik, ekspertët theksojnë se ndërhyrjet plastike mbeten një zgjedhje personale dhe nuk duhet të shihen si standard bukurie.

Sekreti i vërtetë, sipas tyre, është vetëvlerësimi – dhe përkushtimi për ta ndjerë veten mirë në çdo fazë të jetës.