Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëri bujë disa javë më parë me një paraqitje publike përkrah ish-partneres së tij, Kejsit.
Dyshja u shfaqën së bashku në një intervistë dhe madje Kejsi mori pjesë edhe në videoklipin e këngës së tij më të fundit, “Sa t’kam dasht”.
Pavarësisht spekulimeve që ky ribashkim mediatik mund të ishte sinjal për një rikthim sentimental dhe një dasmë, Stresi i ka hedhur poshtë këto zëra.
Në një intervistë së fundmi ai sqaroi se bashkëpunimi ishte thjesht një akt respekti për të kaluarën që ndanë së bashku.
Ne kemi bërë diçka për albumin tonë, kaq. Po të kishte ribashkim, do të ishim bashkë
-u shpreh prerazi reperi.
Gjithashtu, i pyetur rreth planeve për martesë, Stresi tha shkurt:
Edhe këtë verë jo.
Reperi duket i fokusuar në projektet e tij muzikore dhe për momentin, martesa nuk është pjesë e planeve të tij.