BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine Showbiz

Kristi jep deklaratën e fortë kundrejt shoqërisë me Oltën: “Është femër e pasigurtë, jam në pozicion të vështirë”!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.

Në një nga tematikat e diskutauara ishte edhe marrëdhënia midis grupeve dhe aleancave në shtëpi. I pyetur në lidhje me marrëdhënin e tij kunddrejt Oltës, Kristi është shprehur nëlidhje me lojën e saj dhe vendimin më të fundit që ajo mori në mbrëmjen e “Prime” me anë të një avantazhi që ju dha nga zarfi i kuq. Ai është shprehur:

Për mua, Olta është një femër që ështv shumë e pasigurtë këtu. Dhe këtë e them në komplet, edhe me të mirë edhe me të keq. Mënyra se si e shpreh pasigurinë është e gabuar. Jam në pozitë të vështirë që të mirëmbaj marrëdhënien që kam me Oltën miqësore dhe të vazhdoj interesat e tjerë që kam këtu. Që të dyja nuk mund t;i kesh siç do ti, pasi ndryshojmë, jemi dinamikë.

Edhe Keisi ka mbështetur opinionin e tij në lidhje me Oltën, e cila pohoi:

Edhe unë e kam ndjerë një xhelozi shoqërore. Mbrëmë dëgjova diçka që si mund të biesh në dashuri për një ditë, gjë që nuk më pëlqen fare. Është thjesht mendimi i saj.