U mbyllën pa rezultat bisedimet në Gjermani për krizën e emigrantëve. Takimi i rradhës do të zhvillohet të djelën dhe në rast se nuk ka akord, Qeveria Merkel rrezikon rënien. Negociatat pritet të vijojnë mes përfaqësuesve të tre partive të koalicionit. Ndërkaq, Kancelarja po përplaset me Ministrin e Punëve të Brendshme, i cili kërkon kthimin e emigrantëve në kufi, ndërsa Merkel synon zgjidhje me përfshirjen e BE-së.